Rihapet Galeria Qahili
Galeria u rihap me ekspozitën personale të Eshref Qahilit, “Muzeu i fëmijërisë”, si dhe promovimin e monografisë retrospektive me po këtë emër. Në këtë ekspozitë u prezantuan vepra të Eshref Qahilit, të cilat nuk janë ekspozuar më parë dhe reflektojnë në zhvillimin e krijimtarisë së tij artistike përgjatë katër dekadave. “Muzeu i fëmijërisë” do të qëndrojë i hapur deri më 16 janar.